Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit ka thënë se vendimi i tij është mesazh për ndërkombëtarët se Kosova nuk duron më.
“Dorëheqja ime po i thotë bashkësisë ndërkombëtare, ndalu më se Kosova nuk duron më. Kjo i bie që ka me u ndal presioni ndaj nesh, e ka me shkuar në Beograd”, ka deklaruar Haradinaj.
“Dorëheqja ime është një reflektim mbi presionin ndaj Kosovës. Sa për presion kisha nejt edhe 10 vjet, sa për opozitën kisha nejt edhe 10 vjet”, ka deklaruar Haradinaj, në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë më tej se në Kosovë janë bërë shumë zëdhënës të Vuçiqit, duke aluduar në reagimet e disa politikanëve vendor pas dorëheqjes së tij por që nuk dha emrat se kush janë ata.
Ai tha qe 20 vjet këtë Kosovë e kanë udhëheq ndërkombëtarët, kurse vetëm në dy vitet e fundit nën udhëheqjen e tij ka pohuar se Kosova e ka udhëheq vendin.
Haradinaj më tej ka deklaruar se qëndrimi politik i tij është i qartë.
“Ja kam tregu qytetarëve e miqve ndërkombëtare, dialogu duhet të kthehet në një marrëveshje për njohje, nuk e blejnë njohjen me territor e Dodik Republikë”, ka pohuar Haradinaj.
Ai ka thënë se i është bërë presion i vazhdueshëm për heqjen e taksës, për arritjen e një marrëveshje tjetër me Serbinë. /Reporteri.net/.