Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka njoftuar për një prurje të re në partin e tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se rrugëtimit të tyre për 100 përqind shtet i është bashkuar një veprimtar nga Drenica.
“Në rrugëtimin tonë për 100% shtet, u bashkua veprimtari dhe luftëtari Dibran Fylli nga Aqareva e Skënderajit. Angazhimi i tij në radhët e AAK-së është një nder i përbashkët pasi Dibrani pos që njihet për artin dhe kulturën ai ishte njëri ndër kontribuesit e mëdhenj të lirisë dhe shtetformimit tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se “Vlerat e përbashkëta të Drenicës dhe Dukagjinit po bashkohen për shtet me dinjitet”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.