Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Haradinaj, me një fotografi bashkë me nënë e tij, ka uruar 8 marsin duke bërë thirrje që edhe më tej shoqëria të angazhohet në forcimin e rolit të gruas.
“Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!’, ka shkruar mes tjerash Hardinaj.
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:
Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.