Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që të jap dorëheqje dhe të vazhdojnë me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, përndryshe do të shkohet në zgjedhje të reja, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj ka thënë se nëse Kurti nuk mund ta formojë Qeverinë, të lëshojë rrugë.
“Është fare e thjeshtë: Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita. Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit. Formo Qeverinë. Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë. Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se pezullimi i seancës, edhe pse ishin numrat për vazhdim, “e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet”.
Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre, pasi kryesuesi Dehari tha se disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ të thirrur nga ai.
Ai tha se do të mblidhen sërish brenda 48 orëve.
“Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.