Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot degën e AAK-së në Podujevë.
Ai është shprehur se AAK-ja në Podujevë, përkrahë kandidatin e LDK-së në Podujevë, Nexhmi Rudarin.
“Vizitova sot Degën e AAK-së në Podujevë, ku diskutuam për ciklin e brendshëm zgjedhor nëpër të cilin po kalon Aleanca, si dhe për situatën e përgjithshme politike në vend. Jemi të vendosur që të realizojmë reformat e nevojshme brendapartiake, ndërkohë që po luajmë rol konstruktiv në politikbërjen nacionale që shteti ynë të mos rrëshqasë në situata të dëmshme për qytetarët! Në këtë takim me strukturat e AAK-së në Podujevë u mor vendim që Aleanca ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar, profesor Nexhmi Rudari”, ka shkruar Haradinaj.
E kundërshtar i Rudarit të LDK-së është Shpejtim Bulliqi, njeriu që u punësua nga vetë Haradinaj si kryetar i Komisionit për Caktimin e Vijave Kufitare.
Bulliqi, ndërkaq, kishte dalë kundër partisë së tij të dikurshme, LDK-në, e në zgjedhjet e fundit u bë deputet me VV-në, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.