×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e quan doracakun mbi edukimin seksual paçavure: Është sulm ndaj familjes

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 23:03

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët e komunave ku udhëheq AAK që ta hedhin poshtë.

    “Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme e të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen, si themel jo vetëm të shtetit por edhe të traditës e qenësisë sonë. Por kjo nuk do të kalojë, jo vetëm në komunat e udhëhequra nga Aleanca, të cilave u kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak, po askund në Kosovë. Familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj, aq më pak nga ata që përditë e më shumë po identifikohen si antikombëtar!.”, ka thënë.

    Sipas Haradinajt, nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare sesa ky doracak.

    Reagimi i tij i plotë:

    Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale, i hartuar nga Qeveria e Albin Kurtit.

    Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme e të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen, si themel jo vetëm të shtetit por edhe të traditës e qenësisë sonë.

    Por kjo nuk do të kalojë, jo vetëm në komunat e udhëhequra nga Aleanca, të cilave u kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak, po askund në Kosovë. Familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj, aq më pak nga ata që përditë e më shumë po identifikohen si antikombëtar!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!