×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e quan Thaçin më të zotin për të mbijetuar në politikë, thotë se nuk ka marrëveshje që të bëhet President

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 21:48

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në intervistën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi është i zoti për të mbijetuar në politikë.


    Sipas Haradinajt, ai dhe Thaçi nuk i kanë kriteret e njëjta, gjatë rrugëtimit të tyre politik.
    “Thaçi është shumë ma i zoti me mbijetu. Ai në atë kohë pat pranu me u ba Zëvendëskryeministër, Ministër i Jashtëm edhe është diçka e rrallë që i ndodhë një politikani. Nuk i kemi krejtësisht kriteret e njëjta të rrugëtimit tonë”, ka thënë Haradinaj për Reporteri.net.

    Për veten, ish-kryeministri Haradinaj deklaron se e ka të rëndësishme të kthehet me angazhim të plotë nga partia e tij.

    “ Vlerësimi im për me ju kthy partisë, për rëndësinë që ka partia. AAK është një subjekt politik tashmë i qëndrueshëm në vend. Kemi një rritje, jam kthy partisë me i siguru një rritje të re. Nuk ka qenë çështje e negocimit me mu, me aleancën çështja e presidentit”, ka deklaruar Haradinaj.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/562381534410460/?v=562381534410460

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!