×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nuk lëshon pe: Unë president, ose vendi shkon në zgjedhje të reja

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 21:49

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka thënë prerazi se nëse ai nuk përkrahet për president vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

    “Ne kemi dhënë një ofertë, nëse nuk e shohin si opsion, më lehtë për Aleancën është me ju kthy qytetarëve. Çështjen e presidentit nuk ka qenë çështje e marrëveshjes së koalicionit. Kjo qeveri aktuale mandatin e ka pasur deri në mars. AAK ka dhënë një opsion si me u zgjidh presidenti, nëse ky opsion nuk përkrahet e shoh si reale shkuarjen në zgjedhje. Unë e shoh bukur të shëndetshme edhe shkuarjen në zgjedhje. Kosova e fiton një vendim që e marrin qytetarët”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se e ka të vështirë ta japë votën për një president tjetër.

    “Nëse politika nuk ka zgjidhje, vendimmarrësit, pse mos me ja dhënë vendimin sovranit. E kam vështirë me ia dhënë votën për president e të më dhemb koka mua, që më pas të jem shkaktarë për atë vote. Nëse nuk arrihet marrëveshja për presidentin atëherë shkohet në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

    I pyetur nëse zgjidhet president një person tjetër, ai ka thënë se i uron sukses dhe se nuk ka arsyet atëherë partia e tij të mbetet pjesë e qeverisë pasi do të krijohej një qeveri që nuk ka nevojë për votat e partisë së tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!