×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Haradinajt: Kryeministri e vëzhgoi aksionin e policisë nga dhoma e komandave në Prishtinë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 18:21

    Selim Selimi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kreu i ekzekutivit në orën gjashtë të mëngjesit e ka vizituar dhomën e komandës së policisë dhe se ishte pranë policëve para se ata të niseshin për në Veri të Mitrovicës. 


    “Kryeminsitri e ka vizitu në orën 6 dhomën e komandës dhe ka diskutuar për kapacitetet taktitike dhe profesionale që i ka pasur policia. Më fillim të aksionit kryeministri e ka vizituar dhomën e komandës dhe i ka dhënë përkrahje policisë”, ka thënë Selimi për T7.

    Selimi më tej ka theksuar se aksioni i sotëm nuk kishte aspak dimension politik.

    “Nuk ka dimension politik, aksionet tjera si ai me Gjuriqin ka pasur dimension politik, e ky vetëm sundim i ligjit”, ka deklaruar Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!