×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e zbulon se a u përplas me Macronin në Berlin

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 13:18

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo se çfarë është raportuar rreth një përplasje të mundshme të tij në Berlin me presidentin e Francës, Emanuel Macron.


    Ai thotë se fillimisht ka komunikuar në gjuhën frënge me Macronin, dhe nuk e di nëse ata që janë endur korridoreve e kuptojnë një gjuhë të tillë.

    “Unë i kam pa disa prononcime. Po folin ata që kanë nejtë korridoreve. Ata nuk e dijnë fare se çfarë ka ndodhur. Maspari unë kam folë në gjuhën frënge me Makronin, dhe nuk e di ata që kanë nejtë korridoreve a dijnë me komuniku frëngjisht. Ai ishte një njeri i respektuar, dhe kemi kaluar shumë më mirë sesa që mendojnë disa të tjerë. Njëjtë edhe me kancelaren Merkel”, ka thënë Haradinaj, transmeton Express.

    Ai thotë se i kupton të gjithë ata që kanë qëndruar korridoreve se pse janë nervoz, por thotë se nuk ka çfarë të iu bëjë.

    “Ata që po flasin korridoreve e që s’dinë frëngjisht. Le të flasin edhe më tutje, janë nervoz , edhe pse e di që janë nervoz, po s’kam çka ju boj”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!