×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Frymë mobilizimi në strukturat e Aleancës në Gjakovë

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 20:08

    Kreu Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një takim me strukturat e AAK-së në Gjakovë.


    Nga atje Haradinaj tha se po shihet një frymë mobilizimi i Aleancës.

    Po ashtu kreu i AAK-së, gjatë këtij takimi ka paraqitur vizionin e AAK-së për Kosovën

    “Paraqita vizionin tim dhe të AAK-së për një Kosovë, partnere serioze në skenën ndërkombëtare, që me guxim merr përgjegjësi dhe përmbyll temat e interesit shtetëror. Kosova në NATO, kapacitetet e shtuara të sigurisë, garantojnë rritjen e vlerës së resurseve dhe mundësive ekonomike të Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    ‘Nga Gjakova, po e përcjell mesazhin e fitores. Aleanca në vazhdimësi ka artikuluar dhe mbrojtur interesat shtetërore. Ashtu ishte gjithmonë, ashtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen’, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!