Avokati Arianit Koci, i ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7 ka thënë që ka ftuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn në cilësinë e dëshmitarit, për rastin “Veteranët”.
Sipas Kocit ai mund të sqarojë që edhe logjistika ka qenë pjesë e veteranëve.
“Kam vendosur që ta ftoj Ramush Haradinaj si dëshmitar në cilësinë e komandantit të zonës operative të Dukagjinit. Ai mund t’i sqarojë shumë çështje, që edhe logjistika ka qenë pjesë e veteranëve, është ekspert i fushës ushtarake.”
Gjatë ditës është bërë e ditur se edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh njëri nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është propozuar si dëshmitar në gjykimin e rastit të njohur si “Veteranët”.
Sipas Kocit ai mund të ketë informacione për rastin.
“Hashim Thaçi ka negociuar transformimin e UÇK-së në TMK dhe ka informacione” tha ai.
Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.