Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në intervistën për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, insiston sërish se heqja e taksës 100% ndaj Serbisë, pa përfituar asgjë Kosova, ishte gabim i Qeverisë Kurti.
Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, heqja e taksës dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet ka mundësuar që në Kosovë, vetëm gjatë prillit, edhe përkundër pandemisë, të hyjnë dhjetëra milionë Euro mallra serbe.
“Heqja e taksës duke mos ditë me nxjerrë një vlerë për Kosovën, por fshehja pas reciprocitetit, i bani shumë damë Kosovës”, deklaron Haradinaj në intervistën për Reporteri.net.
“Pra ne taksen e kemi hekë, gjatë muajt prill edhe pse pandemi kanë hyrë dhjetëra milionë Euro mallra serbe në Kosovë”, shton ish-kryeministri.
“Nuk murrem asnjë shpërblim si Kosovë për këtë, përkundrazi kemi mbetur ende të kritikuar”, thotë Haradinaj për Reporteri.net.