Kreu i AAK-së,Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se më 4 shtator do të flitet për njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë.
“Shtëpia e Bardhë është vendi i duhur ku duhet të shkojmë dhe të jemi konkret. Në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë me shku veç për tema ekonomike, aty shumica e kohës, ka me ju fokusu marrëveshjes për njohje. Edhe në Shtëpinë e Bardhë e dine se pa një preambulë politike, temat ekonomike janë të pazbatueshme”, tha Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se njohja e ndërsjellë i bën të mundshme të implementohen marrëveshjet ekonomike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.