×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i jep medalje heroike këngëtarit të tallavasë

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 12:15

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka  dekoruar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkruan Reporteri.net.


    Haradinaj ka thënë se këtë e ka bërë në shenjë respekti ndaj punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.


    Labi, ndërkaq, u bë i famshëm si këngëtar i muzikës tallava, me çka fitoi mjaft simpati./Reporteri.net

    Postimi i plotë i Haradinajt: 

    Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

    E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Europë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.
    Si Kryeminister i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision.

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!