×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë, kam informata se janë mbledhur mbi 10 milionë euro

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 22:18
    Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se deri tash ka dhuruar tri paga për Fondin e Sigurisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Haradinaj ka thënë se ka informata se shuma e parave që janë mbledhur deri tash për këtë fond, e kalon 10 milionëshin.

    I pari i AAK’së ka thënë se nuk i kupton disa opozitarë që nuk e përkrahin fondin, duke aluduar për deputetë të PDK’së.

    “I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë”, tha Haradinaj, derisa u bëri thirrje qytetarëve që të kontibuojnë.

    “Ndoshta i blejnë tri pushkë të reja për ushtarë. Të bukura. Të blejmë Javelina. I pamë në Ukrainë. Do të bëjë pyetje. A do të ketë rishikim. Ndihmat janë të mirëseardhura. Gabim po bëjnë opozitarët tjerë. Nëse nuk duan mos të qesin. Nuk mund të ketë parregullsi. Ushtria është e jona dhe ju bëjë apel të gjithë shqiptarëve, kush sa ka që të dhurojë fonde”, deklaroi Haradinaj në Pressing.

    “Aleatët e dijnë. Besom. Partnerët tanë e dinë. Edhe publiku do e marrë vesh me kohë. Këshilli i Sigurisë e zbulon këtë të dhënë. Kontratat e ushtrisë nuk bëhen publike. Edhe për polici ka raste. Kam informacion rrethanor se janë mbledhur mbi 10 milionë euro në Fondin e Sigurisë. Nuk janë të sigurt. Kam informata nga ata që kanë kontribuar. Por po ju them. Edhe po t’i kishim 1 miliard, nuk është kryer puna. Duhen investim të qëndrueshme”, tha Haradinaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!