Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do e padisë në gjykatat e Kosovës.
Ky rast ka të bëjë me një deklaratë të mëhershme të Haradinajt i cili kishte thënë se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës.
Rama ka thënë se këtë deklaratë do e dërgoj Haradinajn në gjykatë.“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes”, tregon Haradinaj.
“Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”Haradinaj tregon edhe për shumën e 10 miliardë euro që kishte thënë se do ndahej mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit.
“Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”
Tutje ai shpjegon se si do të përfitonin personalisht personat që do merrnin pjesë në projektin e ndërrimit të territoreve.“Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia”, tregoi kryeministri në detyrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.