×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Nuk është opozitë e dështuar ajo që pas 50 ditësh kthehet në Qeveri

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 14:25

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Ferizaj, me ç’rast ka vizituar fermerin Arbër Lohaj në fshati Mirash të Ferizajt.


    I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, se gjatë qeverisjes së tij ka pasur një opozitë të dështuar, ai ka thënë se “opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë”.

    “Ato që thotë Kurti mendoj se nuk qëndrojnë. Më kujtohet ai bënte fushatë dhe thoshte se është shpenzuar rezerva shtetërore. E vërteta është se shpenzimet rezervë në kuadër të buxhetit janë implementuar; ndërsa rezerva nuk është prekur”, ka thënë Haradinaj.

    Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se nuk është i dështuar pasi po kthehet në qeverisje menjëherë, pa qëndruar më shumë se 50 ditë në opozitë, shkruan Reporteri.net.

    “Shihet tani mungesa e një fokusimi për rimëkëmbje ekonomike dhe tani merret me vlerësimin e opozitës. Opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë. Nuk është opozitë e dështuar ajo që pas 50 ditësh kthehet në qeverisje”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, polemikat Haradinaj-Kurti janë të shpeshta, pasi i pari e quan shumë shpesh mashtrues kreun e Qeverisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!