×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i përgjigjet me tjetër propozim kërkesës së Abdixhikut: Fushatë zgjedhore të ketë vetëm 5 ditë

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 11:34

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letrës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për shkurtimin e fushatës për zgjedhjet lokale.


    Haradinaj ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 5 ditë, jo në 10 ditë, siç ishte propozimi i Abdixhikut.

    Sipas tij, shëndeti i qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë.

    “Të nderuar qytetarë,
    Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
    Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
    Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë  sot ftesë publike liderëve të tri partive parlamentare, atij të LVV-së, Albin Kurti, të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj që fushata zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në 10 ditë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!