×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i përkujton ushtarët britanik që humbën jetën në Kosovë

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 10:00

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar ushtarët britanik që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.


    Ai ka thënë se liria e vendit tonë erdhi nga sakrifica dhe flijimi i shumë civilëve dhe ushtarëve, ku pjesë e kësaj ishin edhe aleatët dhe miqtë që e përkrahën Kosovën edhe në kohën e luftës.

    “Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh.Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci”, shkruan Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!