×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon Ramës: Ne e kemi synim Brukselin, jo Mini-Shengen me kryeqendër Beogradin

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 14:13

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës, i cili sot tha se refuzimi i përsëritur i Kosovës për të marrë pjesë në takimet për Minishengen është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Prishtinën zyrtare.


    Haradinaj në një konferencë për media ka sqaruar arsyet se pse Kosova nuk është pjesë e këtij Mini-Shengeni Ballkanik. Sipas tij në interes të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian e jo në nisma të tilla rajonale siç është Mini-Shengeni Ballkanik, qëllimi i vetëm i të cilit sipas Haradinajt është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, shkruan Reporteri.net.

    “Ne jemi të interesuar për Shengen, në këtë rast për Bashkimin Evropian, kryeqytetin e Brukselit. Mini-Shengeni e ka vetëm një qëllim, atë për ta hequr taksën”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

    Mirëpo, në fund Haradinaj sërish e përsëriti se Ramën e konsideron vëlla dhe se nuk po del kundër tij për shkak të interesave personale por atyre të shtetit.

    “Rama është vëllai ynë sepse edhe ai është shqiptar, por unë kam qenë i detyruar kundër ndarjes, jo për inati por për atë se nuk po na kontekston askush”, është shprehur Haradinaj.

    Kujtojmë se në iniciativën për Mini-Shengenin Ballkanik po merr pjesë edhe kryeministri serb Aleksander Vucic, i cili në Tiranë është pritur me protesta për shkak të deklarimeve të tij dhe mohimit të Masakrës së Recakut. Pjesëmarrja e Serbisë ka qenë edhe arsyeja pse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!