Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas takimit me Kryeministrin Kurti para mediave ka thënë tema ishte dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka theksuar se ishte ai që kërkoi takim përmes një letre dërguar Kurtit.
“Ne dëgjuam qëndrimet e Kurtit për dialogun”, tha ai.
Ai ka thënë se ka shqetësime në lidhje me qëndrimet e Kurtit për luftën në Kosovë.
“Shqetësime të tjera janë se hetojmë se ka një ikje nga qeveria se Kosova ka bërë luftë dhe se UÇK-ja në bashkëpunim me NATO-në kanë çliruar Kosovën”.
Haradinaj ka kundërshtuar deklaratat e Kurtit se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës, duke shtuar se kryeministri duhet të kërkojë që Serbia të çlirohet nga kriminelët e luftës dhe për këtë ka mjaftë fakte.
Ai tutje ka përmendur edhe përfshirjen e SHBA-ve në dialog.
“Propozimi jonë për përfshirjen e amerikaneve në dialog nuk është i ri, ne e kemi dorëzuar edhe në letër këtë kërkesë”.
Ai tha se është në dobi emërimi i një të dërguari nga Amerika për dialogun Kosovë-Serbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.