Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në temën për demarkacionin me Malin e Zi ai dhe AAK-ja kanë bërë aq sa ka qenë e mundur të bëhet në ato rrethana duke e rikthyer procesin në procedurë korrigjimi.
Haradinaj ka thënë kështu duke iu kundërpërgjigjur Gazmend Muhaxherit i cili në mënyrë indirekte përgjegjës për demarkacionin e ka bërë Haradinajn.
“Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se gishtin duhet drejtuar kah ata që e kanë nënshkruar edhe Demarkacionin edhe Asociacionin.
“Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!”, ka përfunduar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.