Kryeministri Ramush Haradinaj edhe në tubimin qendror për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, i ka thënë ish-presidentit amerikan, Bill Clinton se Kosova është shtëpia e tij.
Haradinaj i ka treguar se si babai i tij i ndjerë Hilmi Haradinaj i ka thënë se miku që vije për vizitë është çdo herë në shtëpinë e vet, andaj i tha Clintonit se edhe ai ashtu duhet të ndjehet në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“President Clinton, jeni në shtëpinë tuaj. Babai im i ka thënë këto fjalë çdo herë për mikun, që është në shtëpinë e vet dhe këtë e ka dëgjuar ndër breza. Pra, të gjithë jemi në shtëpinë tonë. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti i bekoftë aleatët e Kosovës, të prirë nga Amerika”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri më tej tha se dita e sotme i ngjason, jo qershorit, por verës ’99 kur janë bashkuar të lirë në Kosovë, në këtë shesh, ku ka qenë kënaqësi të ecësh lirshëm, pas gjitha vuajtjeve që i ka kaluar populli i Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.