Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti.
Haradinaj tha se në takim kanë folur kryesisht për çështjen e dialogut me Serbinë.
Kreu i AAK-së u shpreh se para kryeministrit e kanë paraqitur qëndrimin e AAK-së për përfshirejn më të madhe të Amerikës në procesin e dialogut, shkruan Reporteri.net.
“Tema ishte dialogu. Më 6 maj i kam dërgu një letër kryeministrit dhe kam kërku një takim për çështjen e dialogut, pas kërkesës të re të kryeministrit iu kemi përgjigjë takimit. I kemi dëgju disa qëndrime të kryeministrit për dialogun dhe i kam shpreh edhe disa shqetësime të mia për dialogun.
Ajo që hetojmë është një prezencë jo e plotë e SHBA-ve -në dialog. Do të kishte shumë dobi emërimi i një emisari për dialog nga Amerika. Ishin edhe disa shqetësime të tjera që lidhen me pozicionin e Qeverisë, e hetojmë një lloj ikje se UÇK ka bë luftë çlirimtare, dhe Kosova nuk mundet me u krahasu me kriminelët e luftës.
Propozimi ynë për përfshirjen amerikane nuk është i ri, ia kemi dërgu edhe një letër”, ka thënë ai para mediave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.