×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj ia kthen shpinën BE-së

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 8:48

    Kryeministri Haradinaj ka ashpërsuar qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, derisa po vazhdon ta mbajë në fuqi tarifën ndaj produkteve serbe.


    Partneri i madh i koalicionit, PDK-ja, po e kundërshton këtë gjë “duke alarmuar” se kjo rrezikon prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, shkruan “Zëri”.

    Taksa e vënë ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës në nëntorin e vitit të kaluar është bërë “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeverisës, PAN.

    Udhëheqësit shtetërorë po i shfrytëzojnë deklarimet publike për t’i dërguar mesazhe njëri-tjetrit në lidhje me qëndrimet e tyre për taksën.

    Derisa partneri i madh i koalicionit qeverisës, PDK-ja, po “alarmon” që mbetja e taksës ndaj produkteve serbe në fuqi minon marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj po shprehet i palëkundur në qëndrimin e tij për mospezullimin e as heqjen e kësaj takse. Haradinaj madje të martën deklaroi se nuk i beson Bashkësisë Evropiane për taksën ose “ofertave” të tyre për heqje takse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!