Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e sigurtë që AAK’ja do të qëndrojë në opozitë pas rezultatit të zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin Pressing në T7, Haradinaj thotë se nëse qeverisë së re du ju duhen ato votat, atëherë AAK do ua japë ato.
“Sigurt jemi në opozitë. Por nëse ju duhen votat për krijimin e Qeverisë partive fituese, ne ua japim”, tha Haradinaj.
Haradinaj, koalicioni të cilën e drejtoi doli i katërti në zgjedhjet e parakohshme, ka treguar se pse ai nuk arriti të kthehet si kryeministër, dhe pse nuk do të lidhë koalicion për të ardhur në pushtet.
“Ne jemi në opozitë pasi që dallojmë në tema. E dini dallojmë në qëndrime. Arsyeja pse jemi në opozitë nuk është pse nuk kemi ditur të vijmë te pushteti, por që kemi mbajtur qëndrimet tona”, tregon kryeministri në detyrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.