Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, mori sot pjesë në takim pune me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së.
Me këtë rast, u diskutua për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në rrugën evropiane, ku kryeministri Haradinaj theksoi se Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.
“Qeveria është angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës evropiane, duke ndërmarr me këmbëngulje reforma të gjithanshme, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit”, shtoi Haradinaj, duke shtuar se për të ecur përpara dhe që të sigurohet paqja afatgjatë dhe e ardhmja evropiane për të dy shtetet, jemi të interesuar të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke.
Ndër tjerash, në takimin e sotëm, Haradinaj tha se ka një sinjal të qartë nga Bashkimi Evropian, se i respekton arritjet tona dhe se kemi mbështetjen e saj në mënyrë aktive, e që është realizimi në kohë optimale i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.