Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.
Haradinaj gjatë kësaj konferenca ka folur për shumë tema aktuale në vend. Ai ka thënë se qershori nuk është shpresëdhënës për liberalizim të vizave, por vjeshta mund të sjellë rezultate konkrtete në këtë proces, shkruan Reporteri.net.
“Urime edhe sot edhe çdo ditë. Tani kemi hyrë në fazën implementuese. Nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin. Mirëpo jemi në proces”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ndër të tjera në konferencë ka folur edhe për nismën e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
Ai u ka ironizuar me partitë opozitare se njëherë janë duke punuar dhe nuk mund tu sigurojnë vota në këtë proces.
“Mocioni është process legjitim i opozitës, mendoj se opozita po i zbaton të drejtat e veta. Njëherë jemi tu punu, vota nuk mundemi me iu dhanë”, është shprehur Haradinaj.