Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për kërcënimet e fundit që i kanë ndodhur politikanëve i ka dënuar rastet e tilla.
“Kërcënimi, ose sulmet në pronë, ose personi janë të dënueshme me ligj, institucionet duhet të veprojnë menjëherë . Një kërcënim për z. Kurti, një për djalin e Isa Mustafës, për Shpend Ahmetin, janë të papranueshme, prokuroria, policia, hetuesia duhet të veprojnë”, ka deklaruar Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se merr edhe vet komente kërcënuese në rrjetet sociale, por se nuk i raporton ato.
“Marrim komente, ofenduese e kërcënuese, s’kam raportu ndonjë tillë. Një militant islamik ka bërë kërcënime dhe më të është një proces gjyqësor, kushdo që kërcënon jetën pronën, personin duhet të ndërmerren veprime të duhura”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.