Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka thënë se nën qeverisjen e tij, prioritet fillimisht do të jetë anëtarësimi në NATO, e pas saj, siguria energjetike.
Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, kreu i AAK-së ka thënë se sa i përket rrymës, Kosova ka mbetur nën mëshirën e tjerëve, e edhe të atyre në qeveri që përfitojnë nga ata që tregtojnë energji.
“Ne jemi në mëshirën e tjerëve për çmim, dhe atyre që tregtojnë energji, dhe të atyre në qeveri që përfitojnë prej atyre që tregtojnë energji, dhe na është rritur çmimi dy herë, që i bie ne do të jemi në orë të zotit qysh dojnë me bo me neve për çmim. Nuk guxojmë me jetu kështu, në kuptimin të varur nga këto situata. Ne duhet me kontrollu çmimin e energjisë në Kosovë, dhe atë përmes prodhimit”, tha Haradinaj.
Ai propozoi që të bëhet vendosja e turbinave të reja, pasi siç tha ai është kosto më e ulët.
“Ripërtrirja e turbinave, jo renovim, por heqja me radhë njëherësh, me u vendos turbinat, pasi janë disa që s’prodhojnë. Në vend të remonteve, mund ta vendosim një të re për dy vite, kështu që zëvendësimi i turbinave me të reja, pra krejt centralë e re, pasi teknologjia e re i kushton Kosovës më pak, në bazën ekzistuese është konsto më e ulët”, tha kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Intervista e plotë me Haradinajn:
/Reporteri.net/