×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Haradinaj: Ka parti që për vota i fërkojnë duart duke pritur se kujt do t’i vijë ndonjë ftesë nga Specialja

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 20:58

    Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në Debat Plus ka folur për Gjykatën Speciale duke përsëritur qëndrimin e tij se krijimi i kësaj Gjykate ishte një gabim i madh. Ndër të tjera ai ka thënë se i ka mbetur hatri me shokët e tij të luftës të cilët kanë votuar për krijimin e kësaj Gjykate, shkruan Reporteri.net.


    Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se për të do të jenë heronj të gjithë ata që ftohen nga Gjykata Speciale.

    “Kur erdhi kjo gjykatë dhe e kundërshtuan, më saktësisht VV mungoi në kryesi. E di që ka parti që i fërgojnë duart se kujt po i vije ndonjë ftesë dhe mendojnë se do të përfitojnë diçka, apo ndonjë votë. Kushdo që do të marrë ftesë nga kjo gjykatë për mua do të jetë hero”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!