×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kaidanow ishte mbështetëse e paepur e lirisë së Kosovës

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 8:36

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Ai tha se Kaidanow, ishte një mike e madhe e Kosovës dhe një diplomate e jashtëzakonshme.

    Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se shërbimi i saj si ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për vendin tonë do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë.

    “Ajo luajti rol të fuqishëm në procesin e pavarësimit të Kosovës, si Shefe e misionit të zyrës amerikane. Shërbimi i saj si Ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për vendin tonë do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë”, ka shkruar ai.

    Haradinaj tha se Tina ishte grua e fortë, vizionare dhe mbështetëse e paepur e lirisë dhe demokracisë së Kosovës.

    “Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e Ambasadores Kaidanow”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!