Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar largimin nga administrata amerikane të këshilltarit të lartë të Sigurisë, John Bolton.
Haradinaj nuk është pajtuar që Boltonit t’i ngarkohet përgjegjësia e përpjekjes për ndarjen e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se gabimet janë bërë në Ballkan. Ai ka thënë se askush në SHBA nuk e do ndarjen e Kosovës.
“Kam shumë respekt për Boltonin. Ai ka qenë një nejri i linjës së parë i Amerikës. Sa i përket çështjes së Ballkanit dhe të Kosovës, mendoj se gabimet kanë ndodh në Ballkan dhe jo në Uashington”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se sinjale të gabuara janë çuar në Uashington. Sipas tij, këto sinjale i ka çuar Presidenti serb, por ka pasur edhe politikanë brenda Kosovës.
“Pra sugjerimet i kanë shku të gabume Uashingtonit zyrtar prej udhëheqësve të Ballkanit. Kuptohet presidenti Vuçiq e ka interes shtetëror dobësimin e copëtimin e Kosovës, por janë ba gabime edhe prej tjerëve. Ne kemi bindje të thellë që të gjitha institucionet e sigursë së Amerikës, e mbrojnë Kosovës, se Kosova është vijë e frontit për ta. Në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri mes influencave amerikane dhe ruse”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.