Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur strukturat e partisë një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpall të pavlefshme Qeverinë Hoti dhe rrjedhimisht dërgon vendin në zgjedhje të reja.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se vendi gjendet në një situatë jo të lehtë, që kërkon maturi nga partitë politike.
Isufi, megjithatë ka thënë se AAK-ja është e përgatitur për shkuarje në zgjedhje, shkruan Reporteri.
“Është një situatë jo e lehtë për shkak të pandemisë, andaj duhet të kemi kujdes edhe partitë politike që në këto zgjedhje të shkojmë të përgatitur për të qeverisur”, u shpreh ndër të tjera ai.
Tutje Isufi ka thënë se AAK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje, dhe se kjo parti është e përgatitur për të udhëhequr me vendin.
Ai ka thënë se AAK vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim rreth kandidimit të Haradinajt për president, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë edhe kandidat për kryeministër.
“Në këtë zgjedhje do të garojmë si AAK sepse jemi parti e konsoliduar mirë, dhe po ashtu jemi të përgatitur të udhëheqim me Kosovë. Ne mbajmë të njëjtin qëndrim dhe mendojmë se Haradinaj duhet të jetë president. Jemi në konsultime për kryeministër”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.