Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe njëherë për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët. Ai tha se gjasat janë shumë reale që vendimi për liberalizim të merret në fund të muajit shtator.
Ai deklaroi se gjasat janë shumë reale, që sipas tij nuk do të kishte logjikë që të vonohet ky vendim.
“Ka gjasa reale, mundësitë janë shumë reale që do të merret vendimi në shtator. Nuk do të kishte logjikë që këshilli i ministrave të na vonojë më shumë këtë vendim” tha Haradinaj për RTV21.
Ai gjithashtu shtoi se sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, është proces që nuk do të ndalet kurrë, por kriteret që ata i kanë vendosur, të gjitha janë të plotësuara.
“Luftimi i krimit dhe korrupsionit është proces që nuk do të ndalet kurrë, por kriteret që na i kanë vendosur janë konfirmuar sit ë realizuara, si nga Komisioni Evropian ashtu edhe nga Parlamenti Evropian, dhe tani i mbetet Këshillit” tha ai.
Haradinaj në fund shtoi se Kosova përherë do të “luftojë për rend e ligj, por sa i përket kontratës (për liberalizim) ajo është e mbyllur).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.