×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon ndërmjetësimin amerikan për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 20:09

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke shfrytëzuar rastin që të kërkojë që edhe negociatat mes Kosovës dhe Serbisë të bëhen nën udhëheqjen e SHBA-së.


    Duke rishpërndarë në Twitter një postim të presidentit amerikan, Donald Trump, ministrja Haradinaj ka shkruar:

    “Mirëpres Deklaratën e përbashkët mes Izraelit dhe EBA-së për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Lidershipi nga SHBA-ja është krucial për arritjen e përparimeve diplomatike që kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen në mbarë botën. Marrëveshja finale Kosovë-Serbi po ashtu duhet të ndërmjetësohet nga lidershipi i SHBA-së”.

    Sot Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë arritur marrëveshje historike paqësore, që do të shpjerë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme. Ujdia është arritur me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!