Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur fillimin e punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore në Fushë Kosovë.
Me këtë rast, shefi i ekzekutivit foli dha edhe një ide rreth një bashkëpunimi hekurudhor me Shqipërinë, respektivisht qytetin bregdetar – Durrësin.
“Ne kemi lidhje hekurudhore me Serbinë, Maqedoninë Veriore, por s’kemi me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Por është interes i gjithë qytetarëve të BE-së të kemi një linjë hekurudhore me portin e Durrësit”, është shprehur Haradinaj.
Rreth kësaj ideje, kryeministri tha se do të punohet në vazhdimësi.
“Mendojë që në këtë projekt, duhet të punojmë bashkë me institucionet financiare dhe partner financiar”, është deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.