Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur komandantit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq.
Mojsiloviq së fundmi ka deklaruar se ushtria serbe e ka përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.
Haradinaj i ka thënë se edhe Millosheviq dikur mendonte njësoj, por i doli keq.
“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, ka shkruar Haradinaj.
Komandantit serb i është kundërpërgjigjur më herët edhe Enver Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.