×
  • Lajme
  • Lajme / Anulimi i fluturimeve

    Haradinaj: Kosova duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 12:45

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të ketë një një aeroport alternativ për fluturime emergjente.

    Haradinaj ka thënë se udhëtarët duhet të mos vijnë në situatë, që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup.

    Kreu i AAK-së ka thënë se për këtë qëllim programi i AAK-së synon përshtatjen e  Aeroportit të Gjakovës për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror

    “Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë – që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës – të aterojnë në Beograd dhe Shkup.

    Për këtë qëllim, ne do ta përshtatin Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror. Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin. Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese”, ka shkruar Hradinaj.

    Kushtet jo të favorshme atmosferike kanë bërë që në Aeroportin e Prishtinës brenda dy ditësh të anulohen mbi 40 fluturime.

    Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara të enjten ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se gjatë ditës së djeshme janë anuluar 4 fluturime, derisa të mërkurën u anuluan, 38.

    “38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri më tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka thënë Gara për Reporteri.net.

    38 dje dhe 4 sot, shkak i mjegullës u anuluan fluturimet në Aeroportin e Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!