Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot së bashku me presidentin shqiptar, Ilir Meta ishin për ngushëllime te familja Abazi në Livoç të Gjilanit që humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova e Shqipëria ishin bashkë në të kaluarën, dhe do të jenë bashkë në çdo rrugëtim që e nderon dhe lartëson kombin shqiptar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Duke qenë bashkë dhe përherë unik në qëndrimet tona, përkrahja jonë, e gjithë shqiptarëve, Kosovë e Shqipëri nuk do të mungojë
Ishim bashkë në të kaluarën, do të jemi bashkë në çdo rrugëtim që e nderon dhe lartëson kombin shqiptar.
Bashkë më presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ishim për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për të ndarë me ta dhimbjen por edhe për të shprehur mbështetjen tonë morale dhe financiare për këtë familje që humbi më të dashurit e tyre, Shemsedin dhe Isa Abazin nga tërmeti që goditi Shqipërinë.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1487971594660583
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.