×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova ka nevojë urgjente për qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 16:30

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qendër gjithpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo çështje e cila prek shumë familje kosovare, kërkon adresim dhe veprim të menjëhershëm nga Qeveria, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Kjo çështje kritike shëndetësore që prek shumë familje kosovare, kërkon adresim dhe veprim të menjëhershëm nga qeveria. Gjatë këtij muaji të ndërgjegjësimit, kam mbështetur aktivitetet e Aleancës së Gruas së Kosovës, anembanë vendit. AGK do të vazhdojë aktivitetin edhe përtej muajit rozë – tetorit. Ky angazhim i vazhdueshëm është shembull i përkushtimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Më tej, ai ka shtuar se kjo situatë është më shumë se një çështje shëndetësore, duke thënë se është një investim në të ardhmen e vendit.

    “Pavarësisht dallimeve politike, të gjithë duhemi të ofrojmë mbështetjen për të krijuar një qendër moderne që do të ofrojë diagnostikim të hershëm, trajtim cilësor dhe mbështetje psiko-sociale për të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Kjo është më shumë se një çështje shëndetësore – është një investim në të ardhmen e vendit”.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!