×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kritika sërish Thaçit: Ideja e kufijve çon në luftë civile

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 18:08

    Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon ta kundërshtoi presidentin Hashim Thaçi sa i përket korrigjimit të kufijve me Serbinë.


    Sipas tij hapja e kufijve do të ishte një ftesë për Rusinë për t’i dhënë më shumë rol në rajon.

    “Hapja e kufijve dhe lëvizja me kufi është proces që vështirë se do të mbyllet pastaj. Nuk dihet kush fiton, supozohet se krijohet një situatë e paqartë që do të ishte një ftesë për Rusinë për më shumë rol…Presidenti i Kosovës mban këtë pozitë në bazë të kushtetutës, por opsioni për ndarje të Kosovës, që ndoshta dikush e ka shty atë për ta promovuar, ka ‘vdekur’ realisht”, tha Haradinaj.

    Idenë e hapjes së kufijve Haradinaj e cilësoi të rrezikshme duke e krahasuar me temën e demarkacionit e cila mund të provokonte luftë civile.

    “Ju e dini që për pak hektarë të vlefshëm që fatmirësisht u gjet zgjidhje, ishim duke shkuar drejtë luftës civile. Askush nuk mund të bëj shaka më me këtë vend”, ka deklaruar Haradinaj, në Dukagjin, përcjell Telegrafi.

    Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Haradinaj tha se duhet të vazhdojë me qëllim që të arrihet njohja nga Serbia, ndërsa ka potencuar se taksa mbetet deri në njohje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!