Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hotin dhe koordinatorin për dialog, Skender Hyseni.
Ai thotë se ata po sillen me vetkënaqësi të tepruar dhe se sjellja e tyre është rrezik për Kosovën.
“Mendoj se kryeministri Hoti dhe zoti Hyseni janë ka sillen me një komoditet të tepruar. Vetëkënaqësi të tepruar. Ata janë ka sillen me një vetëkënaqësi që nuk e di ku do të na sjellë. Nëse nuk ndryshojnë rreth procesit, ka rreziqe për Kosovën…Sigurisht se po sjellja e tyre paraqet rrezik për Kosovës”, tha Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Hoti edhe për lënien jashtë në takimin e sotëm në Bruksel të ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj, dhe duke marrë brenda takimit Hysenit.
Ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa, duke paralajmëruar në një mënyrë edhe largimin nga Qeveria.
“Mund të vlerësojmë një ditë që nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha Haradinaj. “/Reporteri.net/.