×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kritikon Ilir Metën pasi ftoi Dodikun në Tiranë: Ai është figura më e keqe në rajon, agjent i Putinit

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 15:42

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pasi bëri homazheve te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, foli për pjesëmarrjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Samitin Brdo Brijon në Tiranë.


    Pas deklaratave të presidentit shqiptar, Ilir Meta se Dodik është i mirëpritur në Shqipëri edhe për turizëm, Kryeministri Haradinaj tha se Dodik nuk përfaqëson vlera as të bashkëjetesës e as të turizmit.
    Madje, figurën e tij e cilësoi si njërën nga figurat më të këqija në rajon.

    “Dodik nuk është figurë që përfaqëson vlera as të bashkëjetesës as të turizmit. Është aleat i Putinit, ai është një prej figurave më të këqija që ka rajoni. Kjo është bindja që e kemi ne në Kosovë dhe atë e shohim si agjendë të Putinit në Ballkan”, u shpreh Haradinaj.

    “Shqipëria ka mirëpritur të gjithë presidentët e të gjitha shteteve Bordo-brijane, përfshirë edhe atë të Bosnjës, nuk du me komentu, por nëse flasim çka mendon Kosova për Dodikun, Kosova e sheh atë si njeri i Putinit”, përfundoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!