Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përkujtoi dëshmorin Ahmet Kaçiku në 21 vjetorin e rënies.
Haradina, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “Kaçiku ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë”.
Postimi i Haradinajt:
“Ahmet Kaçiku në ditën e masakrës së Reçakut kishte mbushur 35 vjet.
Ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Lutfi Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami.
Katër ditë më pas, ai do bashkohet me ta, në karvanin e përjetësisë, duke mbrojtur trupat e tyre nga armiku, i cili donte t’i vrasë për herë të dytë.
Ahmeti u kthye nga mërgimi në përgjigjie të Atdheut. Lum Atdheu që ka burra si ai. Lavdi!”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1568436993280709
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.