×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton ditën kur GJND i tha ‘PO’ Pavarësisë: Sot sërish u thirra, por po e lë Kosovën më të fortë se kurrë

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 10:11

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi të postuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka folur për rëndësinë e datës 22 korrik kur Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë i tha po Pavarësisë së Kosovës.


    Këtë vendim ai e quajti historik, teksa kujton se si një ditë më parë më 21 korrik ai u thirr në Hagë në procesin gjyqësor, ndërsa thotë se edhe sot kur ai u ftua sërish, Kosova është më e fortë se kurrë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

    Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.

    Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!