Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka kujtuar në tetë vjetorin e rënies, pjesëtarin e Njësisë Speciale, Enver Zymberi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se tetë vite më parë, ka rënë një nga policët më të mirë të Kosovës, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.
“Sot e tetë vite më parë, një nga policët më të mirë të Kosovës, Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale, ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të vendit, të qytetarëve pa dallim etnie, të rendit dhe ligjit.
Duke e kujtuar veprën kulmore të tij, sot nderojmë secilin polic të Kosovës, që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në Jug e në Veri”, ka shkruar ai.