Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdaraj, në 18 vjetorin e vrasjes së tij.
Ai shkroi së ndërtimi i vendit ishte me shumë sfida dhe shumë humbje të njerëzve.
Haradinaj që e kishte edhe bashkëluftëtar tha se do ta kujtojë gjithmonë me respekt veprën e tij.
Postimi i plotë:
Ndërtimi i vendit kishte sfidat e veta.
Humbëm shumë bashkëluftëtarë e njerëz të dashur.
Në 18 vjetorin e vrasjes, kujtojmë bashkëluftëtarin Smajl Hajdaraj, deputet i Kuvendit të Kosovës.
Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt veprën dhe shëmbëlltyrën e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.