×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përkujton Rugovën: Nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 12:34

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

    Haradinaj u shpreh se vendi i qëndron “mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

    “Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA. Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën. I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.“, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!